Aksidentohen me motorë dy turistë në Sarandë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2023, 08:26 | Kronikë
Aksidentohen me motorë dy turistë në Sarandë

Dy turistë kanë mbetur të plagosur pasi janë aksidentuar me motor mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Skërficë.

Policia bën të ditur se shtetasi gjerman me iniciale R. B., 69 vjeç, duke drejtuar motoçikletën, 300 metra në dalje nga tuneli për në Sarandë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  motoçikletës dhe për pasojë motoçikleta ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të motoçikletës janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri shtetasi austriak G. G., 60 vjeç.

Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos