Gjykata lë në burg dy vëllezërit shqiptarë dhe rumunin në Irlandë, u kapën me 60 kg kokainë

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 13:33 | Kronikë

Dy vëllezër shqiptarë dhe një shtetas rumun, të cilët janë kapur me 60 kg kokainë në Irlandë janë lënë në burg.

Bëhet fjalë për Gentjan Dodaj, Donatel Dodaj dhe Daniel Afedoaei, për të cilët gjykata vendosi masën “Arrest me burg”.

Mediat e huaja kanë publikuar disa foto ku duket se Gentjan Dodaj, 39 vjeç, mbërriti në seancë dëgjimore me një triko në kokë, duke u munduar që të mbulonte fytyrën.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi