Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 39%
  • Tre herë në javë 22%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 33%

Vrasja e dy shqiptarëve në një kafene në Shkup, arrestohet pas 5 muajsh ekzekutori i kamufluar si polic

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 08:41 | Kronikë
Vrasja e dy shqiptarëve në një kafene në Shkup, arrestohet

Një i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Kalanë e Shkupit në mars të këtij viti është vënë në pranga. Bëhet fjalë për Jeton Krivanjevën dhe Enes Isenin, të cilët u ekzekutuan në mbrëmjen e 7 marsit në një lokal në Shkup. Si pasojë e ngjarjes, u plagos rëndë edhe kamerieri.

Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup ka njoftuar se 31-vjeçari, i cili dyshohet të ketë qenë autori i ngjarjes u kap në zonën e Gazi Babës. Mediat asokohe raportuan se autorët, u prezantuan si policë dhe u thanë se po bënin kontrolle në një bar kafene me dy të rinjtë.

Pasi gjetën “objektivat” e tyre, autorët hapën zjarr duke lënë të vdekur në vend dy të rinjtë shqiptarë. Pas ngjarjes, autorët dogjën makinën pasi kryen atentatin, në afërsi të vendit të ngjarjes, në Çarshinë e Shkupit.

https://a2news.com/2023/03/07/ekzekutohen-brenda-nje-kafeneje-dy-te-rinj-shqiptare-ne-shkup-plagoset-edhe-kamerieri/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi