Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Punonjësi i Gardës kapet me armë pa leje, përjashtohet

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 09:43 | Kronikë
Punonjësi i Gardës kapet me armë pa leje, përjashtohet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Policia e Tiranës arrestuan në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, K.GJ., 32 vjeç, të cilit gjatë një kontrolli rutinë mbrëmjen e kaluar iu gjet një armë që e mbante pa leje.

Arrestimi i gardistit u bë gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në automjetin e tij, ku u gjet dhe pistoleta pa leje.

Hetimet po vijojnë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhës e Gardës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani