Gjyqet për ish-Presidentin e falimentojnë, Rudy Giuliani “lyp” para te Trump për faturat ligjore

Nga A2 CNN
17 Gusht 2023, 08:30 | Bota
Gjyqet për ish-Presidentin e falimentojnë, Rudy Giuliani

Ish-avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani ndodhet në vështirësi financiare. Të mërkurën, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, që është përfshirë në disa çështje gjyqësore të Trump nuk ka para për të paguar kosto shtesë ligjore për të prodhuar të dhënat në një padi për shpifje të ngritur nga kompania e teknologjisë së votimit Smartmatic.

Avokati i tij ka p pretenduar vështirësi të theksuara financiare në gjyqin që u zhvillua të mërkurën në Nju Jorku.

Ndërkohë, CNN ka zbuluar se Rudy Giuliani ka udhëtuar për në Mar-a-Lago muajt e fundit me një mision për t'i mbushur mendjen në mënyrë të dëshpëruar ish-presidentit Trump, që të paguajë faturat e tij ligjore.

Duke shkuar personalisht, një burim i njohur me çështjen i tha CNN, se Giuliani dhe avokati i tij Robert Costello besonin se mund ti shpjegonin ballë për ballë Trump-it, pse ai duhej të ndihmonte ish-avokatin e tij me faturat ligjore.

Giuliani dhe Costello udhëtuan në Florida në fund të prillit, ku patën dy takime me Trump për të diskutuar tarifat ligjore shtatë-shifrore të ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut.

Ata i kanë thënë Trump se pagimi i faturave të Giulian-it ishte përfundimisht në interesin më të mirë të tij.

Por ish-presidenti, i cili është shumë i rreptë kur vjen puna për të futur dorën në arkën e tij, nuk dukej shumë i interesuar që ta ndihmonte.

Pasi Costello bëri fjalimin e tij, Trump ra dakord verbalisht të ndihmonte me disa nga faturat ligjore të Giuliani pa u angazhuar për ndonjë shumë ose afat specifik kohor.

Një burim tjetër i tha CNN se Trump pranoi vetëm të mbulonte një tarifë të vogël nga një shitës të dhënash. Dhe disa muaj më vonë, Save America PAC e Trump i pagoi 340,000 dollarë shitësit Trustpoint, tregojnë dosjet federale të fushatës.

CNN ka konfirmuar se pagesa kishte për qëllim të shlyente faturën e papaguar të Giuliani me kompaninë.

Por, ajo që ka habitur ata në rrethin e brendshëm të Trump është mosgatishmëria e ish-presidentit për të paguar faturat e ish-avokatit të tij, duke qenë se Giuliani mund të dorëzohet nën presionin e madh dhe stresin e falimentimit duke vendosur të bashkëpunojë me prokurorët federalë dhe shtetërorë që kanë akuzuar Trump.

Giuliani u padit edhe këtë javë nga shteti i Xhorxhias, ndaj ata që e njohin situatën i kanë thënë CNN se “nuk është ide e zgjuar nga Trump që të refuzojë të paguajë tarifat ligjore të tij”.

Faturat ligjore të Giulianit shkojnë në qindra mijëra dollarë dhe pëtr t’iu përgjigjur një pjese të krizës financiare, ai ka listuar për shitje një apartament me tre dhoma gjumi në Manhattan për 6.5 milionë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos