52 miliardë euro dëm mjedisor që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2023, 07:47 | Bota
52 miliardë euro dëm mjedisor që nga fillimi i luftës

Rreth 2500 raste të dëmtimit mjedisor të shkaktuar nga lufta janë regjistruar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet e Kievit.

“Në më shumë se 500 ditë lufte, u regjistruan pothuajse 2,500 raste të dëmtimit të mjedisit, për një dëm total të vlerësuar në 52 miliardë euro”, thotë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko në një postim në Facebook.

Sipas Svyrydenko, për shkak të pushtimit rus, 174,000 kilometra katrorë tokë ukrainase është potencialisht e kontaminuar me objekte shpërthyese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos