Një punonjës i Muzeut Britanik u shkarkua nga detyra, pasi një sasi e konsiderueshme objektesh me vlerë, bizhuterish dhe gurësh të çmuar u zbulua se ishin vjedhur mbrëmjen e së martës.
Muzeu, një nga më të vizituarit në botë, deklaroi se po ndërmerrte veprime ligjore kundër rojet dhe njoftoi se ka nisur gjithashtu një rishikim të sigurisë së objektit.
Shumica e sendeve të vjedhura mbaheshin në një depo mes të cilave kishte bizhuteri ari, gurë të çmuar që datojnë nga shekulli i 15-të para Krishtit deri në shekullin e 19-të pas Krishtit.
Asnjë nga artikujt nuk ishte shfaqur kohët e fundit në publik dhe mbaheshin kryesisht për qëllime akademike dhe kërkimore.
Drejtori i muzeut, ish-ministri i financave George Osborne tha se administratorët ishin jashtëzakonisht të shqetësuar kur kishin mësuar për vjedhjen dhe e cilësoi incidentit si të pazakontë. (A2 Televizion)