Vrau babanë dhe u fsheh në pyll, policia në kërkim të autorit

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 19:35 | Bota
Vrau babanë dhe u fsheh në pyll, policia në kërkim të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Montaldo di Mondovì në Itali, ku një 21 vjeçar vrau me thikë babanë e tij.

Autori më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja dhe është fshehur në një zonë pyjore, ndërkohë që policia ka nisur një operacion për kapjen e tij.

Në ndihmë të efektivëve është ngritur dhe një helikopter, ndërkohë që zona është izoluar totalisht.

Sipas të dhënave paraprake, viktima dhe autori, shtetas holandezë, kishin shkuar për pushime te disa miqtë e tyre në Cuneo, një prej të cilëve ka mbetur i lënduar, pasi tentoi të ndalonte 21 vjeçarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos