Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Do të ulte tensionet me Kinën, ‘drogohet’ gjatë vizitës sekretarja amerikane e Thesarit

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 20:12 | Bota
Do të ulte tensionet me Kinën, ‘drogohet’ gjatë

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen pranoi gjatë një interviste për CNN se gjatë vizitës së saj të fundit në Kinë, të zhvilluar në muajin korrik, ka ngrënë pa e ditur një pjatë me kërpudha halucinogjene.

“Vajta në një restorant me një grup njerëzish që kishin organizuar darkën dhe caktuar menunë. Mes pjatave ishte dhe ajo me kërpudha që nuk e dija që ishin halucinogjene. E mësova më vonë”, tregon sekretarja, e cila gjithashtu insiston se nuk kishte pasur asnjë efekt anësor nga konsumimi i tyre.

Disa ditë më parë, lajmin se sekretarja Yellen kishte konsumuar kërpudha “Lanmaoa” e përhapi një blogere kineze dhe reagimet ishin tepër të mëdha dhe të forta në Shtetet e Bashkuara.

Sipas disave, zyrtarja e lartë amerikanë ishte “droguar” qëllimisht për motive politike për ta bërë atë më vulnerabël gjatë bisedimeve diplomatike me autoritetet kineze.

Megjithatë, sekretarja shton se për këto kërpudha lexoi më vonë dhe mori informacionin e duhur se nëse ato gatuheshin si duhet nuk kishin asnjë efekt negativ, gjë që iu konfirmua dhe nga restoranti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani