Horror në Meksikë, trupat e 34 personave gjenden në frigoriferë në 5 shtëpi

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 21:30 | Bota
Horror në Meksikë, trupat e 34 personave gjenden në

Autoritetet në Meksikë bëjnë me dije se kanë zbuluar trupat e pajetë të 34 personave të futura në qese që mbaheshin në frigoriferi dhe kuti akulli në 5 shtëpi të ndryshme në Veracruz.

Sipas mediave lokale, operacioni i policisë, në të cilin u përfshi dhe ushtria u realizua mëngjesin e së hënës në shtetin e Veracruzit, ndërkohë që në pranga kanë rënë dy burra dhe një grua që u gjetën në shtëpitë ku mbaheshin kufomat.

Zbulimi i tmerrshëm ndodhi rastësisht pas një shkëmbimi zjarri mes pjesëtarëve të një grupi kriminelësh dhe policisë pranë një prej ndërtesave ku u gjetën trupat e pajetë, më pas hetimet çuan në zbulimin e shtëpive të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos