![Zjarret po përparojnë në Kanada, urdhërohen banorët](https://cdnimpuls.com/a2news.com/wp-content/uploads/2023/08/-1000-0-zjarret-kanada.jpg)
Një nga qytetet më të mëdha në veriun e Kanadasë është urdhëruar të evakuohet, pas paralajmërimeve se një zjarr mund të arrijë deri në fundjavë. 20,000 banorëve të Yellowknife u është dhënë kohë deri në mesditën e së premtes për t'u larguar.
"Për fat të keq situata e zjarrit po merr një kthesë për keq, me një flakë në perëndim të Yellowknife që përbën një kërcënim real," tha Sekretari i Mjedisit të Territoreve Veriperëndimore, Shane Thompson, ndërsa urdhëroi një evakuim.
Që nga e mërkura vonë, zjarri ishte brenda 17 km nga qyteti, ndërsa një tjetër zjarr po kërcënon komunitetin e lumit Hay.
Territoret Veriperëndimore shpallën një gjendje të jashtëzakonshme të martën vonë, pasi luftuan më shumë se 200 zjarre.
Zjarri lëvizi 30 km në pak orë për shkak të erërave të forta në fillim të kësaj jave, duke mbyllur dy autostradat e vetme jashtë qytetit.
Rruga nga lumi Hay është "e pasigurt", tha kryebashkiaku, dhe furnizimet me ushqime dhe benzinë po pakësohen në qytet.
Shërbimet e telefonit dhe të internetit kanë qenë gjithashtu të ndërprera në rajonin e largët.
Ushtria kanadeze ka koordinuar operacionet e transportit ajror nga disa komunitete që janë kërcënuar nga zjarret në ditët e fundit. Është përpjekja më e madhe e evakuimit të transportit ajror në historinë e territorit.
Shumica e të evakuuarve janë sjellë në jug në provincën fqinje të Albertës, pa asnjë njoftim se kur do të mund të kthehen në shtëpi. (A2 Televizion)