Përveç se shpesh mallin e shesin nën kosto, fermerët shqiptarë duhet të presin për muaj me radhë për të marrë paratë nga grumbulluesit. Grumbulluesit i justifikojnë vonesat dhe mos-vendosjen e çmimit në momentin e dorëzimit të mallit, me nevojën për të parë ecurinë e shitjes së produkteve në tregjet e huaja. Problematika e trashëguar në vite u trajtua në mënyrë të zgjeruar në ciklin e emisioneve “31 Minuta” Grumbulluesit në borxh me fermerët. (A2 Televizion)
Grumbulluesit në borxh me fermerët, detyrimet kanë arritur deri në 10 milionë euro
