Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

Helikopterët fluturojnë në kufi, Rusia kërkon që Serbia të fusë ushtrinë e policinë në Kosovë

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 13:20 | Kosova
Helikopterët fluturojnë në kufi, Rusia kërkon që Serbia

Rusia kërkon që Serbia të dërgojë një numër të caktuar policësh dhe ushtarësh në territorin e Kosovës. Deklarata në mbështetje të këtij zhvillimi ka ardhur nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Mihail Uljanov.

Për shkak të situatës aktuale në Kosovë dhe Metohi, do të ishte e dobishme të kujtojmë se në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Beogradi rezervon të drejtën për të kthyer një numër të kufizuar të policëve dhe ushtarëve të tij në atë rajon.”

Më herët ka qenë vetë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, që ka komentuar tensionet duke pretenduar se “një shpërthim i madh mund të ndodhë në zemër të Europës”, teksa ka fajësuar perëndimin për situatën e krijuar.

Kjo thirrje vjen në një kohë kur Serbia ka aktivizuar nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake dhe ka dislokuar një numër ushtarësh pranë kufirit me Kosovën.

Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha se shpresonte për një zgjidhje politike të situatës së tensionuar në komunat veriore të Kosovës, por nuk përjashtoi asnjë pistë, as atë të luftës.

Sakaq, Kosovapress ka publikuar pamje të disa helikopterëve të ushtrisë serbe që patrullojnë në kufi me Kosovën.

https://a2news.com/2023/05/31/me-tanke-dhe-ne-gatishmeri-shikoni-si-jane-rreshtuar-forcat-serbe-ne-kufi-me-kosoven/
https://a2news.com/2023/05/30/kurti-vucic-i-japin-fund-tensioneve-ne-bratislave-po-tentohet-takimi/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu