Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Vuçiç takohet me ambasadorët e Quint-it: Kryetarët shqiptarë dhe njësitë speciale të tërhiqen

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 13:02 | Kosova
Vuçiç takohet me ambasadorët e Quint-it: Kryetarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kërkoi tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës, ashtu si edhe të kryetarëve të komunave me kombësi shqiptare.

Vuçiç i bëri komentet në takimin me ambasadorët e vendeve të Quint-it: Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

“Shpresoj se do të mund ta bindni Kurtin që t’i tërheqë forcat e tij dhe kryetarët personalë nga veriu”, tha Vuçiç, sipas një deklarate të publikuar nga kabineti i tij.

Në takim mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviç.

Vuçiç tha po ashtu, se Serbia do ta vazhdojë komunikimin me përfaqësuesit e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, me “besimin më të mirë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”.

Në deklaratë thuhet se presidenti shprehu keqardhjen e tij për ushtarët e lënduar të KFOR-it, por theksoi se një numër shumë më i madh i serbëve u plagosën dhe se kundër tyre u përdorën armë zjarri dhe forcë e madhe fizike edhe pse ata që në fillim bënë rezistencë jo të dhunshme.

Vuçiç, gjatë ditës, do të takohet edhe me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës. Mbrëmjen e së hënës, Vuçiç u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të mos përplasen me NATO-n, jo sepse kanë frikë por sepse kjo është ajo që dëshiron Kurti. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu