Heqja e taksave, ekspertët: Do të nxisë evazionin fiskal nga biznesi i madh

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 16:53 | Ekonomi
Heqja e taksave, ekspertët: Do të nxisë evazionin fiskal nga

Ekspertët e sistemit fiskal deklarojnë se nisma e qeverisë për heqjen e tatim-fitimit do të krijojë probleme të mëdha për administratën tatimore dhe do të nxisë evazionin fiskal, duke sjellë më pak të ardhura në buxhet. 

Ndërkaq, drejtuesit e Shoqatës së Biznesit të Vogël ankohen për barrën e lartë fiskale, e cila, sipas tyre, nuk vjen vetëm nga taksat e dukshme, por edhe ato të padukshme, ku përfshihen edhe ryfshetet.

Sipas të dhënave të Qendrës për Studime Fiskale ALTAX të ardhurat nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël kundrejt Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar zënë vetëm 0,02% të GDP-së, duke mbajtur një peshë të pandryshuar në tre vitet e fundit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos