Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Humb jetën volejbollistja kampione bote, sporti në zi

Nga A2 CNN
26 Tetor 2018, 08:07 | Sporte të tjera

Sporti është në zi sot. Volejbollistja italiane, Sara Anzanello, kampione e botës në vitin 2002 ka ndërruar jetë.

Prej 5 vjetësh, Sara Anzanello, 38 vjeç, ka “luftuar me vdekje”, ndërsa ditën e sotme fatkeqësisht ka humbur botën me të. Volejbollistja kishte kryer një transplant në mëlçi në vitin 2013 pasi kishte konstatuar një formë të avancuar hepatiti.

Në 2013-ën, Sara luante për një skuadër azerbajxhanase, kur konstatoi sëmundjen, ndërsa pasi kreu terapitë fillestare, iu rikthye sërish volejbollit, dhe arriti të luajë në Serinë B. Volejbolli ishte pasioni i saj dhe 38-vjeçarja ishte një nga tifozet kryesore të Italisë në Botërorin e sapo-përfunduar, ku shoqet e saj u mposhtën në finale nga Serbia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli