Humbja e rëndë në zgjedhje, Meta i shkon Berishës në seli

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 10:56 | Politikë
Humbja e rëndë në zgjedhje, Meta i shkon Berishës në

Ilir Meta i është drejtuar selisë së Partisë Demokratike, këtë të mërkurë, për të zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Vizita e kreut të Partisë së Lirisë në selinë e PD-së vjen pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” arriti të marrë vetëm 7 bashki nga 61 në total që ka gjithë Shqipëria, duke shënuar në këtë mënyrë një humbje shumë të madhe.

Sipas të dhënave, drejtuesit e koalicionit opozitar pritet të diskutojnë për hapat që do të ndjekin pas këtij rezultati zhgënjyes, ku më herët akuzuan dhe qeverinë se ka përdorur presionin, paratë e pista dhe krimin për të devijuar vullnetin e qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos