"Korrupsion aktiv në zgjedhje", SPAK merr dosjen e Fredi Belerit

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 10:14 | Politikë
"Korrupsion aktiv në zgjedhje", SPAK merr dosjen e Fredi Belerit

Prokurorët e SPAK-ut kanë marrë në dorë dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Burime zyrtare të SPAK, konfirmuan për A2 CNN, mbërritjen e akteve nga Prokuroria e Vlorës dhe regjistrimin e procedimit penal ndaj Belerit, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim.

Brenda 10 ditësh, GJKKO do të rivlerësojë masën e sigurisë “arrest në burg”, dhënë më herët nga Gjykata e Vlorës.

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, në zgjedhjet e 14 majit, u arrestua në minutat e para të 12 majit, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Sipas Prokurorisë së Vlorës, Beleri ka dhënë dhe premtuar shuma monetare personave të ndryshëm, me qëllim blerjen e votës.

Akuza ndaj tij u mbështet në disa filmime dhe përgjime mes tij dhe një të infiltruari, të cilit iu premtuan 400 mijë lekë të vjetër për 8 vota. Avokati i Belerit pretendoi se akuzat ndaj klientit të tij janë të montuara dhe të motivuara politikisht.

https://a2news.com/2023/05/16/vlora-i-percjell-dosjen-spak-ut-i-zgjedhuri-i-himares-do-dale-prape-per-mase/
https://a2news.com/2023/05/17/djali-i-fredi-belerit-ska-asnje-prove-kunder-babait-tim-kerkojme-ndihmen-e-greqise-rama-e-mori-personale/
https://a2news.com/2023/05/15/akuzat-e-ashpra-te-greqise-per-belerin-rama-do-u-ktheje-pergjigje-pasi-te-mbyllin-zgjedhjet/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024