
Problemet me të birin duket se kanë qenë shkaku i ngjarjes së ndodhur në familjen e Ramiz Mucllarit në fshatin Qesarakë të Maliqit. Sipas dëshmive të banorëve të zonës autori ka pasur probleme me shëndetin mendor vite më parë, por edhe kur ishte i sëmurë, sipas tyre ka qenë i qetë. Duket se problemet me djalin, i cili sipas banorëve luante kumar dhe konsumonte drogë dhe kjo ka sjellë konflikte mes tyre.
“E kam komshi, mbrëmë nuk dëgjuam gjë se nuk u zbrazën armë. Filloi rreth orës 11:00 të natës. Kishte goditur të shoqen me thikë, të birin me qytën e armës. Pastaj filluan rradhë goditjet. Ai ka qenë person shumë i qetë, ka pasur shqetësime mendore më përpara 6-7 vjet përpara. Shqetësimi i fundit ka qenë në fund ka pasur probleme me të birin e të shoqen. Luante kumar e drogë. Më shumë shqetësimet i ka pasur nga i biri. Edhe kur ishte i sëmurë nuk bënte shamatë, ishte i qetë. Nuk ka pasur asnjë problem për policinë. Në lagjen tonë hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Ky ka ardhur nga Berasi një fshat këtu mbrapa”, thotë një banor.
Sherri ka nisur që mesnatën e mbrëmshme ndërsa të shtënat janë dëgjuar gjatë ditës, në momentin kur në zonë ka mbërritur policia për të kapur autorin.
“Më duket sikur qenë nja 9 zhurma, mendova se ishte zhurmë llamarine, nga ndonjë punim në zonë, nuk dëgjova gjë se isha larg. Nuk e njihja autorin”, thotë një tjetër banor. (A2 Televizion)