I dehuri me kallashnikov terrorizon Libofshën, e kap “Vigjilenca” e policisë

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 10:28 | Kronikë
I dehuri me kallashnikov terrorizon Libofshën, e kap

Policia e Fierit bën me dije se ka mundur të arrestojë një 40-vjeçar në qytezën e Libofshës, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Në kuadër të operacionit “Vigjilenca”, u vu në pranga Emiliano Gjika, i cili në gjendje të dehur qarkullonte i armatosur me automatik në rrugët e Libofshës, duke shkaktuar panik te banorët, të cilët njoftuan policinë.

Ky shtetas sapo pa shërbimet e Policisë, hodhi kallashnikovin në një kanal dhe u mundua të largohej, por u neutralizua nga efektivët. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 40-vjeçari në momentin e arrestimit, ishte në gjendje të dehur, rrethanë e cila rrit rrezikshmërinë e posedimit të armës së zjarrit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024