Sondazh: Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s, sa i përdorni masat mbrojtëse?
  • Gjithmonë 17%
  • Shpesh 17%
  • Asnjëherë 67%

Inceneratori i Tiranës, Berisha: Vjedhja e shekullit, qytetarët të reagojnë

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 13:16 | Politikë
Inceneratori i Tiranës, Berisha: Vjedhja e shekullit, qytetarët

Sali Berisha akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si zyrtari i lartë që ka jetëzuar inceneratorin e Tiranës. Sipas tij, ndërtimi i këtij impianti të trajtimit të mbetjeve është vjedhja e shekullit, duke shtuar se përgjegjësit do të vihen përpara drejtësisë.

“I them Erion Veliajt, përgjegjësit numër një për vjedhjen e shekullit, djegësin e Tiranës, se nuk bëhet fjalë për gabime, por për vepër penale dhe krime të rënda. Ndaj edhe Prokuroria Speciale që po heton çalë, zvarrë dhe zemërthyer prej tri vitesh vjedhjen e shekullit, ka lëshuar një numër urdhër-arrestesh dhe gjykata ka burgosur ministra, deputetë dhe zyrtarë të tjerë.

Për të gjitha këto, PD paralajmëron se pavarësisht nga malet e shpifjeve që mund të ndërtosh, pavarësisht nga mbrojtja e Edi Ramës dhe partisë shtet, pavarësisht nga devijimet e hetimeve për të të mbrojtur ty nga SPAK-u i partisë dhe shpallja jote si klient myshteri, së shpejti qytetarët e Tiranës do të vendosin ty, njërin nga kryehajdutët e vjedhjes së shekullit, në bankën e turpit, ku ti e ke vendin. Qytetarë dhe qytetare, fjala juaj, vullneti juaj, guximi juaj, janë vendimtarë për të përmbysur këtë piramidë kriminale që qëndron mbi supet, taksat, qenien tuaj”.

Dita jonë