Beyonce bëri një gjest humanizmi ndaj fansave të saj, në mënyrë që të sigurohej që të gjithë të kthehen të sigurt në shtëpi.
Duke pasur parasysh kushtet e motit dhe stuhinë intensive në Maryland, fansat që erdhën në stadium “FedEx Field” për ta dëgjuar, u përballën me vështirësi të mëdha si në transportin e tyre ashtu edhe gjatë qëndrimit në stadium.
Përkundër kësaj, publiku qëndroi aty me durim për të dëgjuar këngëtaren e tyre të preferuar dhe ajo zgjodhi që këtë dashuri që fansat i dhuruan, t’ua shpërblejë.
Sipas një raporti të E!News, ylli dha 100,000 dollarë për të mbajtur trenin hapur një orë më shumë se zakonisht dhe për t'u shërbyer fansave të saj.
“Metro & Renaissance do të zgjasë trenin e fundit një orë shtesë. Treni i fundit për në Ashburn sonte do të niset nga Bulevardi Morgan në orën 1:04 të mëngjesit”, thuhet në njoftimin zyrtar në platformën X, ish-Twitter.
Publiku, natyrisht, e lavdëroi artisten pasi dëgjuan kontributin e saj për t'u siguruar që ata të ktheheshin në shtëpi të sigurt. (A2 Televizion)