Pushimet plot pasion të Ronaldos në Ibiza

Nga A2 CNN
5 Gusht 2023, 16:07 | Showbiz

Legjenda e futbollit, Luiz Nazario Da Lima, ose siç njihet nga tifozët e vjetër të futbollit, “Ronaldo, Fenomeni”, prej vitesh e ka humbur formën fantastike fizike me të cilën turpëronte portierët dhe mbrojtësit kundërshtarë në fushën e blertë.

Por dashurinë për jetën kurrë! Së fundmi, ylli i Brazilit kampion bote të vitit 2002 u fotografua me të fejuarën e tij Celina Locks, duke shijuar disa ditë pushimesh plot pasion në Ibiza. Ndryshe nga 46-vjeçari, i cili ka “vënë bark”, modelja 33-vjeçare ishte në formë të shkëlqyer.

Ronaldo u largua nga futbolli i luajtur në vitin 2011, pasi u diagnostikua me probleme me tiroidet, sëmundje që i shkaktoi shqetësime në metabolizëm, duke bërë që të shtonte ndjeshëm në peshë.

Nëse finalizohet me martesë, do të jetë e katërta për brazilianin. Më parë ai ka qenë i martuar me Maria Beatriz Antony, në vitet 2008-2012, Daniella Cicarelli në vitin 2005 dhe Milene Domingues në vitet 1999-2003.

Ai është babai i 4 fëmijëve. Djali i madh, Ronald, 21 vjeç, lindi nga martesa me Milene, ndërsa djali i dytë, Alexander, 16 vjeç, nga një lidhje dashurie me Michele Umezu. Vajzat Maria Sophia, 12 vjeç dhe Maria Alice, 11 vjeç, kanë lindur nga martesa e tretë me Maria Antony.

Ronaldo duket se ka lënë pas kujtimet e hidhura nga Ibiza, pasi në vitin 2018, teksa ishte me pushime në ishull, u shtrua në terapi intensive pasi u sëmur me pneumoni.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi