Publikohen fotot nga dasma e Rita Orës

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 19:24 | Showbiz

Rita Ora dhe Taika Waititi janë martuar rreth një vit më parë, saktësisht më 4 gusht. Ceremonia e dasmës së tyre ishte private me një grup të vogël miqsh në Los Angeles.

Në përvjetorin e parë të martesës, çifti i famshëm kanë ndarë me revistën “Vogue” albumin e dasmës.

“Gëzuar përvjetorin, Rita Ora dhe Taika Waititi. Për të festuar ditën e tyre të veçantë, çifti ka ndarë me “Vogue” albumin e tyre të dasmës të paparë më parë”, thuhet në përshkrimin e revistës.

“Në të vërtetë ka qenë mjaft argëtuese për ne të shohim histori të ndryshme që shpikin njerëzit dhe gjatë gjithë kohës t’i mbajmë për vete”, ka thënë artistja shqiptare.

“Dhe, më pëlqen që tani mund të ndajmë atë që ka ndodhur në të vërtetë – dhe ta bëjmë atë në përvjetorin tonë”, vazhdoi më tej këngëtarja teksa flet për dasmën.

“Rita [Ora] më propozoi dhe unë thashë “po” në çast”, thotë në anën tjetër regjisori Taika Waititi për mënyrën se si ai dhe kantautorja u fejuan.

Ata u takuan për herë të parë në shtëpinë e regjisorit në Los Angeles në vitin 2021, kur të dy po xhironin në Australi.

Rita ndërkohë ia bëri propozimin gjatë pushimeve në Palm Springs në verën e vitit 2022 dhe ata më pas planifikuan një martesë të improvizuar që do të mbahej në Los Angeles disa javë më vonë, më 4 gusht.

“Nuk ishte në Londër apo në Francë siç raportuan të gjithë”, sqaron Taika. “Ishte në Los Angeles me një grup të vogël miqsh”.

Rita dukej elegante me një fustan të bardhë të punuar rrjetë, ndërsa Taika gjithashtu shkëlqeu me kostumin e zi me vija.

https://a2news.com/2023/01/29/pasi-konfirmoi-martesen-rita-ora-terbon-fansat-ne-nje-lokal-nate/
https://a2news.com/2022/08/09/rita-ora-eshte-martuar-kengetarja-ndryshon-edhe-mbiemrin/
https://a2news.com/2023/01/23/marredhenie-treshe-rita-ora-adreson-thashethemet/
https://a2news.com/2023/01/30/disa-dite-pasi-konfirmoi-martesen-rita-ora-tregon-diamantin-gjigant-ne-dore/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni