Juve fiton me Sampdorian, Rabiot protagonist

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 11:01 | Futboll
Juve fiton me Sampdorian, Rabiot protagonist

Juventus mposhti 4-2 Sampdorian dhe ngjitet në vendin e 7 ne renditje. Torinezët e nisën ndeshjen më mirë dhe  “tundën rrjetën” dy herë brenda 25 minutash.

Në fillim Bremer dhe pas tij Rabiot dyfishoi shifrat. Kaq mjaftoi që të dukej se fitorja do të ishte e lehtë për zonjën e vjetër por nuk rezultoi kështu.

Miqtë nga Genoa  ngushtuan diferencat me Tomas Augello dhe Duricic që barazoi rezultatit po në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë ekipi nga Torino hyri me një tjetër grintë dhe realizoi dy gola.

 Menjëherë Rabiot riktheu avantazhin për Juventusin. Pas tij Vlahovic humbi shansin për të vulosur sfidën pasi gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit megjithatë goli i sigurisë erdhi vetëm në fund kur Sule shënoi golin e katërt dhe  mbylli 90 minuta me rezultatin 4-2.

Pas këtij suksesi, Juventus  është në vendin e shtatë me  38 pikë pas 27 javësh, 4 larg Atalantës së vendit të gjashtë që garanton pjesëmarrjen në Konference League.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos