Autoritetet italiane bëjnë me dije se kanë mundur të kapin ariun që 12 ditë më parë sulmoi dhe vrau një 26-vjeçar që po vraponte në Alpet italiane.
Italianët u tronditën nga vdekja e Andrea Papit në rajonin verilindor të Trentino-Alto Adige, nga ariu i identifikuar si JJ4.
Në fillim u urdhërua asgjësimi i ariut sapo ai të shihej, por më pas vendimi ndryshoi dhe kafsha e vu në gjumë për t’u dërguar më pas në një qendër për kafshët e egra. Fati i saj ende nuk është vendosur.
Andrea Papi u sulmua për vdekje teksa vraponte mbi qytetin e Caldes, duke shkaktuar frikë dhe zemërim në rajon. Arinjtë janë një specie e mbrojtur në Itali dhe popullsia e tyre është rritur vitet e fundit (A2 Televizion)