Kërcënonte dhe dhunonte gruan, kush është i riu shqiptar i arrestuar në Itali?

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 14:08 | Kronikë
Kërcënonte dhe dhunonte gruan, kush është i riu shqiptar i

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet nga autoritetet për dhunë në familje. Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar, i identifikuar si Besnik Rreshka, është dënuar me dy vite burg, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij 32-vjeçare.

Mësohet se, shqiptari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes për rreth 5 muaj, përgjatë harkut kohor janar-maj të vitit të kaluar.

“Do të të vras, do të vij të të marr në Shqipëri dhe do të të bëj të paguash. Nëse flet në polici të betohem se do të vras”, ka dëshmuar 32-vjeçarja në seancën gjyqësore për bashkëshortin e saj.

Ajo tha se ai e dhunonte pa arsye, ose për xhelozi dhe se pse kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtjeje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024