Vrau të afërmin me automatik për qiranë, identifikohet autori

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 13:39 | Kronikë

Policia e Shtetit ka identifikuar autorin e vrasjes së Petrit Vuksanit, në banesën e këtij të fundit, mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Sipas Policisë, autori është kushëriri i tij, i identifikuar si Lekë Vuksani, i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi u largua menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

"Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit Lekë Vuksani, i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V.", njofton Policia e Shkodrës.

Mësohet se, autori rrinte me qira te shtëpia e Petritit. Ai ka shkuar te banesa e tij për t’i marrë lekët e qirasë, por në debat e sipër, autori i dyshuar Lek Vuksani është zënë me të, e ka qëlluar dhe është larguar.

51-vjeçari nuk është i njohur si një person problematik në zonë, duke bërë që ngjarja të ketë tronditur banorët dhe fqinjët e viktimës.

https://a2news.com/2023/05/02/vrasje-ne-shkoder-qellohet-brenda-baneses-51-vjecari/
https://a2news.com/2023/05/02/vrasja-ne-shkoder-policia-jep-detaje/

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024