Kërkoi sanksione ndaj Rusisë, shkarkohet ministri serb i Ekonomisë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2023, 08:31 | Ballkani
Kërkoi sanksione ndaj Rusisë, shkarkohet ministri serb i

Parlamenti serb ka vendosur me shumicë votash që të shkarkojë nga detyra ministrin e Ekonomisë, Radeta Basta.

I vetmi “krim” që kishte bërë Basta, ishte se kishte kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pasi sipas tij vendi po paguante një çmim të lartë, duke mbajtur qëndrim ndryshe nga Perëndimi ndaj Kremlinit.

Serbia është një nga shtetet e pakta në Evropë që ende nuk ka sanksionuar Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Në fund të qershorit, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, i propozoi Parlamentit që të shkarkojë ministrin për shkak të deklaratave të bëra.

Sipas Europa e Lirë, Basta u zgjodh ministër i Ekonomisë si pjesëtar i koalicionit të Partisë Socialiste të Serbisë, lideri i së cilës është ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç. Në këtë koalicion, bën pjesë edhe partia Serbia e Bashkuar.

Më 20 qershor, Basta njoftoi se kishte regjistruar lëvizjen Rruga Evropiane dhe tha se shumë shpejt kjo lëvizje do të shndërrohet në parti dhe do të garojë në zgjedhje në të gjitha nivelet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos