Reforma, financimi, identifikimi, duhet të ishte finalja e reformës zgjedhore. Por fryma e mosbesimit ndaj rivalit duket se po e mban peng përmbylljen e ndryshimeve në Kodin Elektoral.
PD ka kërkuar më shumë kohë për detajimin që përbën ndryshimin më të rëndësishëm në reformën zgjedhore, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Për opozitën, KQZ reflekton çështjen kryesore të dakordësisë politike për reformën. Grupi negociator për reformën zgjedhore ka finalizuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që lidhen me financimin e partive politike dhe identifikimin biometrik në zgjedhje.
Demokrati Bylykbashi tha se është siguruar identifikimi biometrik i votuesve në gjithë Shqipërinë, çka sipas tij shmang mbushjen e kutive të votimit. (A2 Televizion)