Kokainë dhe kanabis në lagjet e Durrësit, arrestohen furnitori dhe shpërndarësi

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 08:34 | Kronikë

Një hetim disajavor i policisë së Durrësit ka çuar pas hekurave dy persona që akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në lagjet e qytetit.

Në kuadër të operacionit “Kompromisi”, u arrestuan Henri Karaj dhe Rexhino Lazaj.

Ishte 25-vjeçari Karaj, ai që i siguronte lëndë narkotike të llojit kokainë dhe kanabis 38-vjeçarit, i cili më pas kryente shpërndarjen e dozave dhe njëherësh vinte baste sportive me disa celularë.

Është organizuar dhe finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Kompromisi”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit H. K., 25 vjeç dhe R. L., 38 vjeç, të dy banues në Durrës. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi H. K. siguronte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, me qëllim shitjen e tyre në doza, nga shtetasi R. L., në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit. Gjithashtu, 25-vjeçarit iu gjetën në disa celularë, faqe online aktive për vënien e basteve sportive.

Policia ka sekuestruar 1.1 kg kanabis, doza kokaine, si dhe 900 euro dhe 90.000 lekë lekë të përfituar nga shitja e drogës, së bashku me 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 tablet dhe 5 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu