Kristjan Prenga hyn histori duke marrë dy tituj, knock-out amerikanit që në raundin e 3-të

Nga A2 CNN
26 Mars 2023, 19:52 | Futboll
Kristjan Prenga hyn histori duke marrë dy tituj, knock-out amerikanit

Boksieri shqiptar i peshave të rënda, Kristjan Prenga ka mundur kundërshtarin amerikan, Samuel Crossed në ndeshjen e zhvilluar në SHBA, duke marrë titujt WBA dhe NBA në kategorinë e tij. 32-vjeçari shqiptar e mundi amerikanin me knock-out në raundin e tretë.

Kjo fitore ishte e 13-a për Kristjan Prengën në boksin profesionist, ndërsa të 13 janë me nokaut. Kjo fitore i hap rrugën mirditorit për të tjera ndeshje që mund të sjellin tituj edhe më të rëndësishëm. Para ndeshjes Prenga u shpreh se di pak për kundërshtarin e tij, një 35-vjeçar nga Maryland, i cili ka luftuar ekskluzivisht si një peshë e madhe.

Platforma e tij më e madhe deri më tani ishte një ndeshje e nëntorit 2021 me titullarin aktual të peshave të WBC, Badou Jack, në Dubai, ku ai humbi me nokaut në raundin e dytë.

https://youtu.be/8NDiPlFUZRo
https://a2news.com/2022/08/25/panik-ne-arenen-kombetare-boksieri-shqiptar-perfundon-pa-ndjenja-ne-ring/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi