Panik në Spanjë, momenti kur futbollisti serb shembet papritur në fushë

Nga A2 CNN
26 Mars 2023, 17:20 | Futboll

Momente paniku janë regjistruar në Spanjë në përballjen mes Cordobës dhe Racing Ferrol, ku futbollisti i skuadrës vendase, Dragisa Gudelj është shembur në tokë, në minutën e 11-të të sfidës, duke alarmuar të gjithë të pranishmit në fushë dhe shkallët e stadiumit.

Mjekët ndërhynë menjëherë, duke ia dalë ta përmendin në kohë, ndërsa më pas futbollisti u dërgua me ambulancë në spitalin e qytetit, ku po mbahet ende nën monitorimin e mjekëve.

Futbollisti serb u rrëzua në minutën e 11’ të takimit, duke bërë që ndeshja të ndërpritej dhe të mos rifillonte më. Vlen të theksohet se rezultati ishte 1-1, pas dy golave të shpejtë, të shënuar në minutat 7’ dhe 9’.

Dragisa Gudelj është vëllai i mesfushorit serb të Sevillas, Nemanja Gudelj dhe luan në Spanjë prej tre sezonesh, teksa te Cordoba është transferuar vetëm verën e kaluar.

https://a2news.com/2022/12/30/frike-ne-angli-futbollisti-humbet-ndjenjat-ne-fushen-e-lojes/
https://a2news.com/2021/03/23/momente-frike-ne-stervitjen-e-atletico-madrid-futbollisti-humb-ndjenjat/
https://a2news.com/2022/02/03/tragjedi-ne-greqi-futbollisti-shqiptar-humb-jeten-ne-fushe/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi