Kufizimet e reja, bizneset i druhen ashpërsimit të masave

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 18:46 | Ekonomi
Kufizimet e reja, bizneset i druhen ashpërsimit të masave

Masat e reja kufizuese të vendosura nga qeveria për të ngadalësuar përhapjen e virusit konsiderohen të drejta nga ana e biznesit, edhe pse rrezikojnë të dëmtojnë konsumin.

Mira Pogaçi, Drejtoreshë Ekzekutive e “Bashkimit Tregtar të Shqipërisë”, shpjegon impaktin negativ të kufizimeve në zinxhirin ekonomik të vendit.

Por tregtarët dhe bizneset në tërësi i druhen më tepër kufizimeve shtesë që mund të vendosen në vijim, deri në një mbyllje të dytë të ekonomisë.

Në pritje të masave mbështetëse financiare nga qeveria, biznesi kërkon shtyrjen e afateve procedurale pa penalitete nga ana e institucioneve shtetërore, nisur nga situata shëndetësore, ku një pjesë domethënëse e punonjësve punojnë nga shtëpitë, ose janë pozitivë me Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos