Kurti: Masat e BE-së duhet të hiqen para shpalljes së zgjedhjeve në veri

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 12:24 | Kosova
Kurti: Masat e BE-së duhet të hiqen para shpalljes së zgjedhjeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian duhet të hiqen para shpalljes së zgjedhjeve në veri.

Kurti, në konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë tha se kjo nuk është kushtëzim ndaj BE-së, por është rrjedhja logjike e gjërave që duhet të ndodhin.

“Marrëveshja e Bratislavës duhet zbatuar. Ne jemi duke përgatitur që të kemi zgjedhje në veri, ndërkaq presim që masat ndëshkuese të largohen sa më mirë, natyrisht se presim që këto të largohen paraprakisht”, tha ai.

Kurti, i quajti të papranueshme edhe linçimet ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb. Ndërkaq, ai kërkoi reagimin ndërkombëtar ndaj kësaj fushate të egër linçuese, siç tha, të mbështetur nga Beogradi.

Megjithatë, Kurti tha se këto linçime duhet të jenë të papërfillshme nga këta policë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/18/ulem-prezencen-e-policise-po-behemi-gati-per-zgjedhje-kurti-kosova-po-e-ben-pjesen-e-saj-per-qetesimin-e-situates/

A2 CNN Livestream

Latest Videos