Vetëvendosje do të vazhdojë punën, opozita në Kosovë kërkon zgjedhje të reja parlamentare

Nga A2 CNN
25 Korrik 2023, 17:03 | Kosova
Vetëvendosje do të vazhdojë punën, opozita në

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare gjatë kësaj jave. Deputetët para se të shkojnë në pushim veror do të mblidhen të enjten me 27 korrik, ku do të shqyrtojnë pikat e mbetura nga e kaluara, kurse të premten më 28 korrik do të mbajnë seancën e re plenare, ku mes tjerash do të shqyrtohet Projektligji për pensionet dhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të martën, sërish dolën në pah mospajtimet e mëdha ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Mazhoranca u shpreh e vendosur për vazhdimin normal të punës së Kuvendit me agjendën legjislative, ndërsa partitë opozitare po kërkojnë zgjedhje të reja.

Nga PDK theksuan nevojën për shpërbërjen e Kuvendit, kurse nga AAK-ja thanë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti do të procedohet në Kuvend në shtator, pas pushimeve verore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos