Kuvendi anulon seancën e nesërme, do të zhvillohet në datë tjetër

Nga A2 CNN
25 Maj 2022, 13:30 | Politikë
Kuvendi anulon seancën e nesërme, do të zhvillohet në

Kuvendi ka njoftuar anulimin e seancës së parashikuar për ditën e nesërme. Përmes një njoftimi për mediat, Kuvendi thekson se kjo seancë do të zhvillohet në një datë tjetër.

“Ju njoftojmë se seanca  plenare e ditës së nesërme, e enjte, datë 26 maj, e parashikuar në kalendarin e  punimeve të Kuvendit, nuk do të zhvillohet.

Kjo seancë do të zëvendësohet në një datë tjetër që do t’ju bëhet me dije në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e kuvendit, i cili nuk sqaron arsyet e anulimit të punimeve të ditës së nesërme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos