Lionel Messi vijon të shkëlqejë në futbollin amerikan. Interesimit të publikut, që po mbush stadiumet për çdo ndeshje ku luan ylli argjentinas, ai po i përgjigjet me gola dhe spektakël në fushë.
Numri 10 ishte protagonist edhe kundër FC Dallas, në fazëne 1/8 të Leagues Cup.
Messi hapi serinë e golave pas 6 minutave lojë, teksa vulosi edhe barazimin 4-4 në të 85-ën, me një goditje standarde.
Për të përcaktuar fituesin e sfidës u nevojitën goditjet e penalltive dhe Leo u prezantua i pari në pikën e bardhë, duke i hapur rrugën suksesit të Inter Miami.
Në triumfin e skuadrës nga Florida, vendimtar ishtegabimi nga 11 metrat i amerikanit Paxton Pomykal. Messi dhe Inter Miami u kualifikuan në çerekfinale, aty ku do të përballen me fituesin e duelit ndërmjet Houston Dynamo e Charlotte. (A2 Televizion)