Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Nxënësi mposht mësuesin! Arteta fiton trofeun e parë me Arsenal përballë City-t të Guardiolës

Nga A2 CNN
6 Gusht 2023, 19:34 | Futboll

Nxënësi më në fund e ka mposhtur mësuesin. Arsenali i Mikel Artetës fitoi sot titullin e parë në Angli për sezonin e ri, duke mposhtur Manchester Cityn e Pep Guardiolës me penallti në finalen e Community Shield.

Ndeshja e ekuilibruar midis dy ekipeve që vitin e kaluar sfiduan njëra-tjetrën për titullin kampion, u zhbllokua në minutën e 77-të nga “Qytetarët” me talentin anglez Palmer.

Topçinjtë arritën të barazonin vetëm në minutën e 101-të me goditjen e devijuar të Trossard dhe më pas e fituan me penallti.

Përcaktues ishin gabimet e Kevin De Bruyne dhe Rodri, por edhe forma spektakolare e portierit Ramsdale.

Ky trofer është i pari për Artetën me topçinjtë dhe i shtatëmbëdhjeti në historinë e klubit londinez.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani