Lëvizja e lirë pas pandemisë, Holanda “hap dyert” për shqiptarët

Nga A2 CNN
23 Qershor 2021, 19:21 | Aktualitet
Lëvizja e lirë pas pandemisë, Holanda “hap dyert”

Pasi Shqipëria hyri në listën e vendeve të sigurta për numrin e ulët të infektimeve nga koronavirusi, shtete të ndryshme kanë nisur të “hapin dyert” për qytetarët shqiptarë për të gjitha llojet e udhëtimeve, qofshin ato edhe turistike.

Kështu ambasada shqiptare në Hagë njofton se nga dita e nesërme 24 qershor, qytetarët nga Shqipëria do të mund të udhëtojnë lirisht në Holandë pa pasur nevojë për një test apo karantinim.

“Që prej ditës së nesërme, do të lejohet lëvizja e lirë për të gjithë shtetasit shqiptarë, jo vetëm për rezidentët shqiptarë në BE, apo për arsye specifike. Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë lirisht drejt Holandës edhe për qëllime turistike;

Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Holandës nuk kanë detyrimin të paraqesin testin PCR apo antigjen në destinacion. Gjithashtu nuk është e detyrueshme karantina për udhëtarët të cilët udhëtojnë nga RSH në Holandë, pasi konsiderohet vend me rrezikshmëri të ulët infektimesh”, shkruhet në njoftimin e ambasadës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos