
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka ndërmarrë një valë ndryshimesh në nivel drejtuesish lokalë, duke emëruar shefa të rinj në disa komisariate në Tiranë dhe rrethe.
Ervin Hasrama është emëruar Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë, ndërsa Florenc Sulçe është emëruar Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë.
Feliks Hoda është emëruar Shef i Komisariatit të Vlorës, ndërsa Emiljan Pashaj është emëruar Shef i Komisariatit të Korçës.
Elton Shahini – Emërohet Shef i Komisariatit të Krujës
Sentiljan Ndreu – Emërohet Shef i Komisariatit të Laçit
Arben Sulaj – Emërohet Shef i Komisariatit të Lezhës
Andi Deda – Emërohet Shef i Komisariatit të Shijakut
Bilal Selmanaj – Emërohet Shef i Komisariatit të Dibrës
Elvis Peza – Emërohet Shef i Komisariatit të Mirditës
Oltion Gjoni – Emërohet Shef i Komisariatit të Matit
Ergys Gjoni – Emërohet Shef i Komisariatit të Bulqizës
(A2 Televizion)