Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

Nga A2 CNN
6 Gusht 2022, 10:54 | Aktualitet
Makina përplas për vdekje këmbësoren në

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas.

Mësohet se shtetasi F.U. duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur shtetasen Milkë Kroza, rreth 72 vjeçe dhe si pasojë këmbësorja ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale.


Korçë/Informacion paraprakMë datë 06.08.2022, rreth orës 10:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi F. U., duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka përplasur shtetasen M. K., rreth 72 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos