
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar ka njoftuar për një seri masash për parandalimin dhe përballjen e koronavirusit.
“Po bëjmë gati të ngremë një strukturë të re, një spital karantinë për rastet jo të rënda”, tha Manastirliu gjatë konferencës online të qeverisë.
Ministrja shtoi se po bëhen të gjitha vlerësimet për të pasur një strukturë tjetër që do të rehabilitohet për të ofruar shërbim për pacientët e prekur me COVID-19, nëse tejkalohen skenaret e parashikuar.
Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije që synohet brenda 20 ditësh të fillojë përshtatja e strukturës së identifikuar në spitalin e ri, teksa shkoi se ky spital konsiderohet skenar i katërt në rendin e skenareve të projektuara.
Manastirliu shtoi edhe se kanë mbërritur një sasi prej 50 mijë mjetesh të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të cilat kanë filluar të shpërndahen në të gjithë spitalet, ku vlerësoi lehtësinë në transportimin e materialeve mjekësore nga qeveria turke.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se kurba e të prekurve nga infeksioni po vijon të rritet, por sistemi ynë shëndetësor po e përballon deri tani këtë situatë. (A2 Televizion)