Marrëveshja pa firmë, Vuçiç: Serbia nuk mund të nënshkruajë marrëveshje juridike ndërkombëtare me Kosovën

Nga A2 CNN
19 Mars 2023, 14:33 | Kosova
Marrëveshja pa firmë, Vuçiç: Serbia nuk mund të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk e ka nënshkruar aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, “sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova nuk është”.

Prandaj, sipas tij, nuk mund të arrihet një marrëveshje juridike ndërkombëtare mes dy vendeve.

“Askush nuk mund t'ia imponojë Serbisë obligimin për të njohur Kosovën. Serbia mund të punojë në zbatimin e marrëveshjes, deri te vijat e kuqe”, ka thënë ai.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar pas takimit të djeshëm me Vuçiç se me aneksin e zbatimit është bërë njohja “de facto” e shtetit të Kosovës nga Serbia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/19/arrihet-marreveshja-kosove-serbi-por-pa-firme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos