Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Mbi 1300 të zhdukur nga tragjedia në Hawaii, gati 100 viktima të konfirmuara

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 14:16 | Bota
Mbi 1300 të zhdukur nga tragjedia në Hawaii, gati 100 viktima të

Në rrënojat e shtëpive dhe automjeteve të karbonizuara në Maui, mund të zbulohen 10 deri në 20 viktima çdo ditë. Është ky paralajmërimi i zymtë i guvernatorit të Hauait, shtet i gjunjëzuar nga zjarret katastrofike.

Bilanci i viktimave ka arritur në 99, duke e bërë këtë, tragjedinë me vdekjeprurëse të këtij lloji në më shumë se një shekull.

Guvernatori Josh Green tha se mund të duhen 10 ditë për të pasur një shifër të saktë të viktimave. Mbi 1300 persona konsiderohen të zhdukur sipas tij.

Siç e thashë edhe më herët shkalla e shkatërrimit është e pabesueshme. Dhimbja në zemrat tona bëhet edhe më e madhe teksa viktimat vijnë duke u shtuar. 2200 godina janë shkatërruar, 86 përqind e të cilave rezidenciale.

Autoritetet thonë se vetëm 25 përqind e zonës së prekur nga zjarret është kontrolluar për viktima të mundshme.

Flakët e ferrit, siç u pagëzuan, shkrumbuan thuajse plotësisht qytezën bregdetare të Lahainas në Maui. Pamje që tregojnë imazhet para dhe pas zjarreve, janë dëshmie dramës ka goditur komunitetin atje.

Qyteza numëronte 12 mijë banorë, shumë prej të cilëve mundën të largohen, ndërsa të tjerët, më të pafat u dogjën bashkë me banesat ose automjetet.

Siç thuhet, identifikimi i shumë prej viktimave do të kërkojë kohë. Autoritetet inkurajojnë familjarët e personave të zhdukur, të ofrojnë monstra ADN-je për të ndihmuar në përpjekje e kërkimit.

Një padi u dorëzua kundër kompanisë më të madhe elektrike në Hauai, mes pretendimeve se linjat e rrëzuara elektrike kontribuuan për zjarret.

Kompania akuzohet se nuk i nxori jashtë përdorimit linjat e rrëzuara pavarësisht paralajmërimeve se Hauai kërcënohej nga zjarret pyjore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani