Rihapet aeroporti i Katanias, u mbyll për shkak të shpërthimit të vullkanit Etna

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 08:23 | Bota

Aeroporti Catania Fontanarossa, i mbyllur nga ora 5 e mëngjesit të së hënës për shkak të përhapjes së hirit të shkaktuar nga shpërthimi i Etna, u rikthye në funksionim.

Kompania administruese e aeroportit njofton se ai është rihapur që prej orës 6 të mëngjesit të sotëm dhe këshillon pasagjerët të pyesin për gjendjen e fluturimit të tyre me kompanitë ajrore.

Të hënën, të gjitha fluturimet që niseshin nga Catania ishin anuluar, ndërsa ato që mbërrinin ishin devijuar në Trapani dhe Comiso.

Aeroporti ishte mbyllur për shkak të hirit që ra në pista pas shpërthimit të vullkanit Etna. Rihapja fillimisht ishte planifikuar për në orën 20:00 të së hënës, por më pas u shty për sot. Avioni i parë u nis të martën në mëngjes në orën 6.24, me disa dhjetëra minuta vonesë, për në Pragë; më pas një avion tjetër u nis për në Torino. Në orën 7.20 u ul avioni i parë, një fluturim nga Malta.

Të hënën mijëra udhëtarëve iu desh të vuanin vështirësi të rënda. Ata u detyruan të mos ktheheshin në shtëpi siç ishte planifikuar dhe të mos arrinin në Siçili, ose të pësonin vonesa, për pushimet e planifikuara.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli