Publikohen pamjet e vrasjes së tifozit të AEK, masakrohet me thikë dhe shkopinj nga huliganët

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 08:16 | Bota
Publikohen pamjet e vrasjes së tifozit të AEK, masakrohet me

Të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme të një jave më parë në lagjen “Nea Philadelphia” të Athinës, që çuan në vrasjen e tifozit 29-vjeçar të AEK-ut, Michalis Katsouris, janë transferuar në burgjet helene pas gjyqit të së hënës.

E teksa bëhej transferimi i tyre, një video e re që tregon momentin e goditjes fatale ndaj të riut prej huliganëve të grupimit “Bda Blue Boys”, është publikuar nga mediat greke.

Në pamjet e siguruara nga SKAI, 29-vjeçari Michalis Katsouris shihet i veshur me bluzë blu dhe tenton ti shpëtojë huliganëve kroatë duke vrapuar.

Në fillim viktima shihet duke u goditur me shkop, pasi ka marrë goditje me thikë nga huliganët e Dinamo të Zagrebit, që po ndiqnin me vrap ultrasit e AEK nëpër lagjet e kryeqytetit grek.

Pak më vonë 29-vjeçari shihet duke hequr kaskën e motorit që mban në kokë dhe duke parë krahun e majtë, pasi aty mori goditjen e pare të rëndë.

https://youtu.be/0kUvAux9-EU

Më pas i riu vrapon në një kioskë, ku fshihet pas një frigoriferi akulloresh. Kjo është edhe pika ku ai rrëzohet dhe merr frymë për të fundit herë, pasi ka marrë plagën vdekjeprurëse me thikë.

Përveç kësaj video, edhe të gjitha pamjet e tjera të gjetura në celularët e sekuestruar, si dhe imazhet e kamerave të sigurisë së zonës janë ende në mikroskopin e policisë.

Duke qenë se arma e krimit nuk është gjetur ende, hetuesit që merren me çështjen besojnë se përgjigjet se kush qëndron pas vrasjes së të riut do të jepen nga mostrat e materialit gjenetik që do të mblidhen nga të arrestuarit.

Megjithatë, nga të dhënat e deritanishme, autoritetet greke që po trajtojnë rastin në fjalë kanë shënjestruar pesë persona të cilët konsiderohen të dyshuar kryesorë për vrasjen. Aty përveç tre grekëve dhe një kroati, bën pjesë edhe një i ri shqiptar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu