Tragjedi në det, i riu humb jetën i goditur nga helika e varkës në Itali

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 21:23 | Bota
Tragjedi në det, i riu humb jetën i goditur nga helika e varkës

Aksident u regjistrua këtë të hënë në Itali, ku një i ri humbi jetën në det pasi u godit nga një varkë.

Sipas mediave italiane, i riu ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në bregdetin e Amalfi pasi u dëmtua nga helika e varkës që kishte marrë me qira në Salerno së bashku me dy shokë të tjerë.

Në këtë incident u plagos dhe një prej tyre, pasi mendohet se janë zhytur shumë pranë motorit të mjetit lundrues.

Për të nxjerrë trupin e viktimës në vendngjarje kanë shkuar palombarët pasi ai është fundosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos