Rekord shpejtësie me Mini Cooper në autostradë

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 13:15 | Bota
Rekord shpejtësie me Mini Cooper në autostradë

Policia rrugore italiane është befasuar nga një drejtues automjeti, i cili po udhëtonte me 223 kilometra në orë me një Mini Cooper në autostradën A4 drejt Milanos. Efektivët i kanë pezulluar patentën, si dhe urdhëruan ndalimin e makinës.

Shpejtësia shumë e lartë u regjistrua në zonën e Padovës në Itali. Ajo shënon një “rekord” në kuadër të kontrolleve për operacionin “Roadpol speed”, ku policia europiane u angazhua në operacionin kundër drejtimit të automjeteve përtej kufijve të shpejtësisë.

Operatorët e seksionit kryen 17 pika kontrolli, me rreth 300 automjete të kontrolluara, nga të cilat 100 u konstatuan se tejkalonin kufijtë e shpejtësisë. Janë reduktuar 279 pikë leje dhe janë pezulluar dy. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos