Mbyllet pjesa e parë, sfidën e zhbllokon Messi që kalon Maradonën

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 21:08 | Futboll

Argjentina është në avantazh ndaj Australisë në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Botërorit në Katar.

Nuk mund të ishte ndryshe, është pikërisht ylli i tyre Leo Messi autori i golit në minutën 35, që zhbllokoi një garë disi të ekuilibruar ndaj një Australie të organizuar, edhe pse Argjentina duket më kërkuese.

Ne rast fitore, argjentinasit do të përballeshin në çerekfinale me Holandën fituese sot ndaj SHBA, në një sfide klasike.

Një gol që thyen disa rekorde. Në ndeshjen e tij numër 1000 si profesionist, Mesi bëhet argjentinasi që ka shënuar më shumë në Botëror, duke kaluar mitin Maradona, ndërkohë që ka barazuar numrin e golave të realizuar nga Cristiano Ronaldo në kompeticione ndërkombëtare, me 22 gola. Ky ishte goli i tij i parë në sfidat me eliminim direkt në Botëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos